Trump përshëndet vendimin e OKB-së për sanksione të reja kundër Phenianit

Bota

Trump përshëndet vendimin e OKB-së për sanksione të reja kundër Phenianit

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 14:02
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump mirëpriti vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.

“Presidenti Trump përshëndet vendimin që ashpërson sanksionet kundër Koresë së Veriut si kundërpërgjigje për testimin e fundit të raketës balistike. Trump ka vlerësuar mbështetjen e Kinës dhe të Rusisë për kalimin e këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi dje një projektrezolutë amerikane që propozon t’i bllokohen Koresë së Veriut një miliard dollarë të ardhura që i vijnë nga eksportet, si përgjigje ndaj programeve të saj balistike dhe bërthamore.

Kjo rezolutë e re synon të nxisë Phenianin të negociojë pas testit të tij të parë me raketë ndërkontinentale të 4  korrikut, i gjykuar nga fuqitë e mëdha si një kërcënim për sigurinë botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat