Trump thotë se janë marrë “shumë vendime” për Afganistanin

Bota

Trump thotë se janë marrë “shumë vendime” për Afganistanin

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 10:53
Donald Trump zbret nga aeroplani presidencial Air Force One për të marrë pjesë në takimin e pardjeshëm për sigurinë kombëtare në Kemp Dejvid

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se janë marrë “shumë vendime” gjatë takimit të tij me këshilltarët për siguri kombëtare, përfshirë vendime për luftën 16 vjeçare në Afganistan.

Zoti Trump dje në rrjetin Twitter ka shkruar se “janë marrë shumë vendime, përfshirë Afganistanin”.

Por, mbetet e paqartë se çfarë vendimesh janë marrë dhe kur ato do të shpallen.

Pas takimit të pardjeshëm në Kemp Dejvid, Shtëpia e Bardhë pat njoftuar se presidenti Trump nuk ka marrë vendim për dërgimin e më tepër trupave në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat