Trump dhe Abe flasin për testin e bombës me hidrogjen nga Koreja

Bota

Trump dhe Abe flasin për testin e bombës me hidrogjen nga Koreja

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 13:04
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe janë pajtuar për të bërë më shumë trysni ndaj Koresë së Veriut.

Ata kanë folur me telefon për 20 minuta në mëngjesin e kësaj së diele, shkruan BBC.

Abe ka treguar më vonë se me Trump kanë biseduar se di të gjendet një zgjidhje pas situatës ku Koreja e Veriut ka bërë testin e radhës bërthamor, të bombës me hidrogjen.

Abe është pajtuar që Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut të punojnë bashkë në rritjen e presionit ndaj Koresë së Veriut dhe se ka bërë thirrje për ndryshime të politikave rreth bashkëpunimit të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare.

Kjo është telefonata e tretë ku Trump dhe Abe kanë diskutuar që prej kur Korea e Veriut lëshoi raketën balistike mbi Japoni nga e marta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat