Trump: Veprimet dhe fjalët e Koresë Veriore shumë të rrezikshme dhe armiqësore ndaj SHBA-së

Bota

Trump: Veprimet dhe fjalët e Koresë Veriore shumë të rrezikshme dhe armiqësore ndaj SHBA-së

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 13:58
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ndaj, siç e ka quajtur, testimit të madh bërthamor të Koresë Veriore.

Lideri amerikan ka thënë se veprimet dhe fjalët e Koresë Veriore vazhdojnë të jenë shumë të rrezikshme ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Koreja Veriore e ka kryer një testim të madh bërthamor. Fjalët dhe veprimet e tyre vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për SHBA-në,” ka shkruar Trump në llogarinë e vet në Teitter.

Koreja Veriore e shpërtheu sot bombë hidrogjenike duke i përshkallëzuar edhe më tutje tensionet në gadishullin korean dhe duke nxitur reagime të ashpra nga fuqitë botërore, të cilat e kanë dënuar këtë akt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat