‘Erë lufte’: Trump dhe Kim Jong-un tregojnë fuqinë bërthamore

Bota

‘Erë lufte’: Trump dhe Kim Jong-un tregojnë fuqinë bërthamore

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 14:37
Donald Trump

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un festoi testimin me sukses të një rakete balistike.

Ai tha se qëllimi i hedhjes së kësaj rakete është që të arrihet një ekuilibër force ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Testimi i raketës ka alarmuar jo vetëm fqinjët e vendit komunist.

Kurse Presidenti i SHBA, Donald Trump u shfaq të premten përpara një bombarduesi B-2, për të vlerësuar ushtrinë amerikane.

“Asgjë nuk frymëzon më shumë besim tek miqtë tanë, asgjë nuk mbjell më shumë frikë tek armiqtë tanë sesa kur shfaqen avionët amerikanë në sfond”, tha Trump.

Presidenti amerikan tha se nëse SHBA provokohet, përgjigja ushtarake do jetë e jashtëzakonshme.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat