Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohen në Nju Jork të dielën, ka njoftuar shkurtimisht Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një deklarate.
Departamenti i Shtetit nuk dha detaje mbi atë se për çfarë do të diskutohet në këtë takim.
Temat e mundshme përfshijnë marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015, luftën civile siriane dhe programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.