Marrëdhëniet “historikisht” të këqija, Tillerson takohet me Lavrov

Bota

Marrëdhëniet “historikisht” të këqija, Tillerson takohet me Lavrov

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 12:13
Tillerson takohet me Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, janë takuar në Nju Jork përpara hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Ukraina dhe Siria mësohet se kanë qenë temat kryesore të diskutimeve. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se dy zyrtarët janë zotuar për reduktimin e dhunës në Siri dhe për krijimin e kushteve për paqe. 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se takimi Lavrov-Tillerson ka mbuluar krizën në Siri, konfliktin në Ukrainë dhe “çështje të Lindjes së Mesme”. Takimi është zhvilluar në kohën e - siç ka thënë Tillerson, - marrëdhënieve “historikisht” të këqija midis Rusisë dhe SHBA-ve. Dy vendet i kanë reduktuar ndjeshëm misionet diplomatike të njëra-tjetrës. Amerika ka vendosur sanksione mbi Moskën, nën dyshimet se zyrtarët rusë kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA vitin e kaluar. SHBA-të kanë sanksionuar Moskën edhe për aktivitetet e saj në Ukrainë, përfshirë aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat