Presidenti Trump ndaloi Arabinë Saudite që të sulmojë ushtarakisht Katarin

Bota

Presidenti Trump ndaloi Arabinë Saudite që të sulmojë ushtarakisht Katarin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shtator 2017 Në ora: 22:41
Presidenti amerikan Donald Trump me presidentin e Katarit Tamim bin Hamad al-Thani

Presidenti amerikan Donald Trump ka parandaluar Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të ndërhyrë ushtarakisht në shtetin fqinj: Katarin. Raporti është bërë publik të mërkurën, shkruan media turke “Daily Sabah”. Nga 5 qershori Katari është bojkotuar nga Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti me pretendimin se mbështet grupe “terroriste”.

Sipas raportit, Arabia Saudite dhe EBA planifikonin me ndërhyrje ushtarake ndryshimin e pushtetit në Katar. Por kjo është parandaluar me thirrjen e presidentit Trump ndaj dy liderëve arabë në Abu Dhabi dhe Rijad, përcjell botasot.info.

Nuk dihet saktë data e urdhër ndalimit nga presidenti Trump, i cili sot është takuar në OKB me presidentin e Katarit Tamim bin Hamad al-Thani./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat