Trump përshëndet fitoren e Merkelit, diskuton edhe për Iranin dhe Phenianin

Bota

Trump përshëndet fitoren e Merkelit, diskuton edhe për Iranin dhe Phenianin

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 10:50
Angela Merkeli dhe Donald Trump

Katër ditë pas fitores së partisë së Angela Merkelit në zgjedhjet parlamentare të së dielës, presidenti amerikan, presidente Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren për ta përshëndetur për fitoren, por edhe për të disutuar për çështjen iraniane dhe koreano-veriore, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

”Trump nënvizoi lidhjet e forta që lidhin dy vendet, përpjekjet e shumta për promovimin e paqes dhe prosperitetit, impenjimin amerikan për qëndrueshmërinë e marrëdhënieve dypalëshe si edhe aleancën me qeverinë dhe popullin gjerman”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

”Dy liderët diskutuan edhe për Iranin dhe Lindjen e Mesme duke përmendur programin raketor iranian dhe mungesën e respektit nga ana e këtij të fundit për rezolutat e OKB-së”, shtoi ajo.

”Trump e Merkel konfirmuan edhe rëndësinë e denuklearizimit paqësor të Koresë së Veriut”, theksoi Shtëpia e Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat