Trump përshëndet përparimin e shtetit grek në ekonomi

Bota

Trump përshëndet përparimin e shtetit grek në ekonomi

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:43
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Aleksis Cipras

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot punën e bërë nga Greqia për të dalë nga vështirësitë ekonomike dhe financiare, pas pritjes së kryeministrit grek, Aleksis Cipras.

“Greqia ka kaluar një periudhë të vështirë, por ka bërë një punë fantastike për të përparuar dhe do të vazhdojnë të përparojnë”, deklaroi Trump në praninë e Cipras, në Zyrën Ovale.

“Ne kemi një marrëdhënie të vjetër me Greqinë”, shtoi presidenti amerikan.

“Ata kanë qenë miq të vërtet, miq të besueshëm dhe aleatë”, nënvizoi ai.

Dy drejtuesit do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat