Kritikë e ashpër e senatorëve për rrjetet, Facebook, Twitter dhe Google

Bota

Kritikë e ashpër e senatorëve për rrjetet, Facebook, Twitter dhe Google

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 13:39
Udhëheqësi i lartë i kompanisë Facebook Colin Stretch gjatë dëshmimit të mbrëmshën në Senatin e SHBA-ve

Senatorët e Shteteve të Bashkuara e kanë kritikuar ashpër rrjetin, Facebook, dhe komapnitë e tjera të mediave sociale, se kanë dështuar t’i parandalojnë keqpërorimet e dyshuara të rrjeteve të tyre nga operativistët rusë, gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane, të vitit të kaluar.

“Përse Facebookut i janë dashur 11 muaj për të lëvizur dhe për të na ndihmuar për ta kuptuar gjërësinë e këtij problemi”, ka pyetur senatori demokrat, Chris Coons, në dëgjimin e mbrëmshëm në Komitetin e drejtësisë së Senatit me ekzekutivët nga kompanitë, Facebook, Twitter dhe Google.

Zoti Coons i është referuar zbulimit të Facebookut para dëgjimit, se afro gjysma e votuesve amerikanë ndoshta kanë mundur t’i shohin shpalljet përçarëse politike të sponsorizuara nga rusët dhe postimet në rrjetet e tyre gjatë maujve para zgjedhjeve.

“Ata po i përdorin rrjetet tona sociale, miqësinë tonë, familjet, dhe po anojnë kundër neve” tha senatori demokrat, Sheldon Whitehouse.

Këshilltari i përgjithshëm i rrjetit, Facebook, Colin Stretch, i ka pranuar këto kritika, duke theksuar se kompania është dashur t’i vërej këto abuzime dhe të ndërmerrte më tepër masa për parandalimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat