Koreja e Veriut dënon me vdekje Donald Trumpin

Bota

Koreja e Veriut dënon me vdekje Donald Trumpin

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 15:51
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë kritikuar Donald Trumpin, duke thënë se ai përdor fjalor fyes ndaj liderit suprem koreano-verior Kim Jong Un. Këto media nënvizojnë se Trump duhet të dënohet me vdekje dhe se është edhe “frikacak”, kjo për shkak se nuk ka mundur dot të afrohet me kufirin  e shtetit komunist.

Trump gjatë vizitës që ka zhvilluar në Azi, ka vënë në shënjestër vazhdimisht regjimin e Koresë së Veriut, duke thënë se në shtetin koreano-verior është instaluar diktatura më e egër në të gjithë globin tokësor. Donald Trump është shprehur në mënyrë të vazhdueshme se nuk duhet lejuar kurrsesi që të shkojë dhe më tej regjimi koreano-verior në brutalitetin që e ka, e se në shënjestër të akuzave ka qenë programi bërthamor i Penjanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat