Bitcoin arrin vlerë të re rekordi

Bota

Bitcoin arrin vlerë të re rekordi

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:19
Ilustrim

Vlera e bitcoin vazhdon të rritet me shpejtësi të lartë. Valuta e popullarizuar digjitale ka arritur një rekord prej 14,000 dollarë në vetëm disa orë, dhe më vonë vlera e bitcoin është pikërisht 14,980 dollarë. Gjatë 24 orëve të fundit, monedha digjitale kishte një rritje prej mbi 20 për qind.

Analistët sugjerojnë se gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët kishin kaluar në variante tjera të valutave digjitale, tash po kthehen nga valuta bitcoin.

Kjo ka shkaktuar që BitShares, Siacoin, Einsteinium, MaidSafeCoin dhe MonaCoin të bien me rreth 10 për qind gjatë 24 orëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat