Dy persona të lënduar nga zjarri në Kullën Trump

Bota

Dy persona të lënduar nga zjarri në Kullën Trump

Më: 8 janar 2018 Në ora: 15:27
Kulla Trump

Një person ka marrë lëndime të rënda nga zjarri i shkaktuar në Kullën Trump, të familjes së Presidentit Donald Trump në Nju Jork. Nga zjarri u lëndua lehtë edhe një person tjetër. Zjarrfikësit e Nju Jorkut kanë vënë situatën në kontroll.

Në orën 7, sipas kohës lokale në Nju Jork është raportuar se kulmin e ndërtesës se quajtur “Kulla Trump” në Manhattan , e kanë kapluar flakët.

Zjarri ka përfshirë njërin nga kulmet e ndërtesës, ndërsa brenda minutave është lokalizuar raportojnë mediat e huaja. 

Zjarri raportohet të ketë ndodhur për shkaqe elektrike, ndërsa aty mbetën të lënduar dy persona, njëri prej tyre me lëndime të rënda, shkruan The Guardian.

E për këtë incident ka shkruar edhe Eric Trump, djali i Presidentit të SHBA’së, i cili ka shprehur mirënjohjen për ekipin e zjarrfikësve.

“Ndodhi një zjarr i vogël elektrik në kulmin e Kullës Trump. Departamenti i zjarrfikësve të Nju Jorkut arritën në vendin e ngjarjes brenda minutave dhe bën punë të pabesueshme. Ata janë heronj të vërtetë dhe meritojnë falënderimet më të sinqerta”,  ka shkruar Eric Trump në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat