Cikloni në Madagaskar merr të paktën 25 jetë njerëzish

Bota

Cikloni në Madagaskar merr të paktën 25 jetë njerëzish

Më: 9 janar 2018 Në ora: 14:39
Madagaskar

Cikloni tropikal "Ava", i cili goditi Madagaskarin javën e kaluar, ka marrë 25 jetë dhe dhjetra persona llogariten si të zhdukur, njoftoi qeveria në shtetin ishullor të Oqeanit Indian.

Zyra e presidentit të shtetit ka njoftuar se për shkak të ciklonit, gjatë fundjavës janë zhvendosur më shumë se 17 mijë njerëz.

Autoritetet pohojnë se rreziku nga cikloni ka kaluar dhe se të gjitha paralajmërimet janë tërhequr.

Madagaskari, për shkak të pozitës së saj gjeografike, shpesh goditet nga ciklonët. Në mars të vitit 2017, një ciklon mori 50 jetë dhe shkatërroi rajonin Sava në verilindje, ku prodhohet gjysma e prodhimit të përgjithshëm të vaniljes në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat