Ekonomia botërore do të rritet 3.1 për qind në vitin 2018

Bota

Ekonomia botërore do të rritet 3.1 për qind në vitin 2018

Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:05
Ilustrim

Banka Botërore parashikon që ekonomia globale do të rritet në 3.1 për qind në vitin 2018 pasi viti 2017 ishte shumë më i fortë se që pritej, meqë është duke vazhduar rimëkëmbja në fushën e investimeve, prodhimit dhe tregtisë dhe ekonomitë eksportuese në zhvillim janë duke përfituar nga stabilizimi e çmimeve të mallrave.

Megjithatë, kjo në masë të madhe shihet si një rritje afatshkurtër. Në një periudhë afatgjatë, ngadalësimi i rritjes potenciale – masë kjo që tregon se me çfarë shpejtësie një ekonomi mund të zhvillohet kur fuqia punëtore dhe kapitali shfrytëzohen në mënyrë të plotë – rrezikon përfitimet në përmirësimin e standardit të jetesës dhe në uljen e varfërisë në botë, paralajmëron Banka Botërore në raporti e saj mbi Perspektivat Ekonomike Globale 2018 të publikuar në janar.

Rritja në ekonomitë e përparuara pritet të jetë pak më e moderuar me 2.2 për qind në vitin 2018, pasi që bankat qendrore gradualisht dalin nga situata e akomodimit pas krizës dhe pasi që nivelohet trendi i rritjes së investimeve.

Rritja në tregjet e sapodala dhe në ekonomitë në zhvillim në tërësi parashikohet të rritet në 4.5 për qind në vitin 2018, pasi që aktiviteti i eksportuesve të mallrave vazhdon të rimëkëmbet.

Në Evropë dhe Azinë Qendrore rritja në këtë rajon parashikohet të bie në 2.9 për qind në vitin 2018 nga 3.7 për qind sa ishte parashikuar në vitin 2017.

Rusia pritet të ketë rritje prej 1.7 për qind në vitin 2018, e pandryshuar nga shkalla e rritjes e vlerësuar në vitin 2017. Turqia parashikohet të ketë rënie në 3.5 për qind këtë vit nga 6.7 për qind në vitin që sapo përfundoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat