Përgënjeshtrohet lajmi për një sulm me raketë balistike

Bota

Përgënjeshtrohet lajmi për një sulm me raketë balistike

Më: 13 janar 2018 Në ora: 21:39
Ilustrim

Një alarm i është transmetuar gabimisht banorëve të Hauait në formë paralajmërimi mbi mundësinë e një sulmi me raketë balistike duke i kërkuar të drejtohen pranë zonave të strehimit, një kërcënim i përgënjeshtruar menjëherë nga ana e autoriteteve të arkipelagut.

Në dy postime të veçanta në Twitter, guvernatori i Hauait David Ige dhe agjencia lokale e menaxhimit të situatave emergjente siguruan secili se ky shtet amerikan që shtrihet në Oqeanin Paqësor nuk është i kërcënuar nga një raketë balistike, në një kontekst gjeopolitik mjaft të tendosur shënuar nga kërcënimet me sulme bërthamore të regjimit koreano-verior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat