Shpërthen Erdogan: Kudo që të hyni ne do t’iu gjejmë, ngacmimi i kufijve është fishek sinjali

Bota

Shpërthen Erdogan: Kudo që të hyni ne do t’iu gjejmë, ngacmimi i kufijve është fishek sinjali

Më: 15 janar 2018 Në ora: 09:27
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit të tij në Kongresin e zakonshëm të AK Partisë në qytetin turk Tokat deklaroi se do të vazhdojnë me vendosmëri luftën kundër terrorizmit brenda shtetit por edhe jashtë tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në llogarinë e gjakut të derdhur nga tradhtarët e FETO-s, të cilët kanë vrarë 251 bij të atdheut dhe kanë plagosur 2. 193 qytetarë tanë në natën e 15 korrikut, po pyesim në kuadër të ligjeve, dhe do të vazhdojmë të pyesim. Lufta me FETO-n është një nga luftërat më të vështira dhe më jetësore të viteve të fundit të Republikës së Turqisë. Kjo është faza më kritike për të garantuar të ardhmen tonë dhe të fuqizimit të mbijetesës kombëtare”, tha Erdogan.

Ai tha se: Ne po përballemi me një gjendje ku ndoshta po bëhet organizimi më i madh djallëzor në botë, i cili ka ndodhur ndonjëherë”. Erdogan shprehet më tej se doli në shesh fytyra e vërtetë e kësaj organizate të pabesë e cila për 40 vite ka pirë gjakun e popullit tonë. Tani më nuk kanë vend ku të fshihen”.

“Kudo që të hyni ne do t’iu gjejmë dhe do t’iu dorëzojmë në gjyqësor”, theksoi Erdogan.

“Sharlatani në Pensilvani, duke e shtrembëruar muslimanizmin për ambicie personale, pothuajse duke e shenjtëruar gënjeshtrën, shpifjen dhe mashtrimin, ka krijuar një besim, një fe të re për veten. Anëtarët e kësaj organizate, disa prej të cilëve kanë shitur shpirtin e tyre për një dollar, e disa për 50 mijë dollarë, nuk ka mëkat që nuk do të kryejnë e tradhti që nuk do të bëjnë për hir të interesit të tyre. Me masat e ndërmarra gjatë disa viteve të fundit, ne po e pastrojmë strukturën e shtetit tonë nga kjo qelizë tinëzare e kancerit.

Duke i pastruar institucionet e shtetit tonë nga Hashashijet (Assassins) e FETO-s, tani më po bëhemi edhe më të fortë ne çdo aspekt”, tha Erdogan.

“Për momentin një ngacmim më i vogël në kufijtë tanë, për ne është një fishek sinjali për hapat që duhet t’i ndërmarrim. Për ne terroristi në çdo vend është terrorist. Vrasësi në çdo vend është vrasës”, tha presidenti Erdogan.

Ai thotë se tanimë shteti i tij nuk ka asnjë moment për të kaluar me taktikat e shpërqendrimit dhe se të gjitha organizatat të cilat kërcënojnë sigurinë kombëtare të Turqisë do të asgjësohen në burimet e tyre.

“Shpresojmë se në ditët në vijim, operacionin e nisur me ofensivën ‘Mburoja e Eufratit’, do të vazhdojmë me Afrinin. Pritjet tona nga partnerët tanë në këtë proces janë që të veprojnë në përshtatje me frymën e marrëdhënieve të thella mes nesh. Haptazi do të dalin në shesh se sa të vërteta e sa të rreme janë konceptet si partneriteti model, miqësia dhe partneriteti strategjik”, tha presidenti turk.

“Ne pavarësisht nga çdo gjë besojmë se në rajon kemi interesa të përbashkëta me SHBA-të dhe shpresojmë se mund të veprojmë së bashku. Sepse tani është periudha e mbështetjes dhe përmbushjes së bashkëpunimit strategjik. Ne presim nga ta që t’i mbështesin përpjekjet legjitime të Turqisë. Ne nga miqtë presim që të kenë një qëndrim që u ka hije atyre për një çështje kaq kritike dhe të ndjeshme, e cila për shtetin tonë është një problem i mbijetesës”, tha Erdogan.

“Shpresoj që gjatë operacionit në Afrin këto forca nuk do të lejohen të shihen në të njëjtën linjë me organizatat terroriste. Ashtu siç e kemi përfunduar me sukses operacionin ‘Mburoja e Eufratit’, besoj se edhe operacionin e Idlibit dhe hapat tjerë të mëpasshëm do t’i çojmë në fitore”, tha Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat