Kërcënohen me zhdukje për shkak të numrit të madh të femrave

Bota

Kërcënohen me zhdukje për shkak të numrit të madh të femrave

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:53
ilustrim

Studimi i ri mbi gjenetikën e popullsisë së breshkave australiane, të cilat numërojnë mbi 200 mijë femra, tregon se ngritja e temperaturave, e lidhur me ndryshimet klimatike, mund të shkaktojë zhdukjen e tyre nëse nuk rritet numri i gjinisë mashkullore, njoftoi WWF – organizata botërore për mbrojtjen e natyrës.

WWF thekson se ngritja e temperaturave në veri të Queensland, e lidhur me ndryshimet klimatike, është shkaku kryesor i ndryshimeve në temperaturën e inkubacionit të vezëve, e cila përcakton gjininë e breshkës. Në fakt, një fole më e ngrohtë në botë sjell më shumë femra.

"Ky hulumtim është shumë i rëndësishëm sepse sjell njohuri të reja në atë që po përballen këto kafshë të pabesueshme", thotë Michael Jensen, autor i studimit nga National Oceanic and Atmospheric Administration.

Ai thotë se në folët e breshkave të gjelbra në veri të kreshtës së madhe korale që 20 vjet zhvillohen kryesisht femra.

Ndryshe, shkencëtarët kanë diskutuar masat e mbrojtjes që do të çojë në një rritje të numrit të meshkujve në popullsinë, të tilla si vendosjen e hijeve në plazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat