43 fëmijë lëndohen pas përplasjes së një autobusi

Bota

43 fëmijë lëndohen pas përplasjes së një autobusi

Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:07
ilustrim

Të paktën 48 persona janë plagosur, mes të cilëve 43 fëmijë, dhe 10 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një aksidenti të një autobusi shkolle sot në mëngjes në perëndim të Gjermanisë.

“Nga personat në gjendje të rëndë pesë rrezikojnë vdekjen”, njoftuan autoritetet.

 “Autobusi u përplas sot në mëngjes me murin e një shtëpie në qytetin e Eberbach,  në landin e Baden-Wuerttemberg”, njoftoi një zëdhënëse e policisë në qytetin e Mannheim.    

“Midis të plagosurve gjendeshin edhe fëmijë”, shtoi ajo.

“Në vendngjarje u angazhuan tre helikopterë shpëtimi”, njoftoi zëdhënësja e policisë,  duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas raportimit të një radioje lokale mes të plagosurve ishin tre fëmijë duke përfshirë edhe shoferin e autobusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat