Papa dënoi abuzimin seksual të grave në Amazonë

Bota

Papa dënoi abuzimin seksual të grave në Amazonë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 19:58
Papa Françesku

Papa Françesku dënoi sot skllavërinë seksuale të grave në Amazonë, të cilat tha se janë viktima të trafikimit dhe prostitucionit të detyruar, duke vlerësuar se "kultura e shpatës nuk mund të mbijetojë”.

Ai këtë e tha gjatë një fjalimi të mbajtur në Peru, për banorët peruanë që jetojnë në xhunglën e Amazonës, ku pohoi se "sa e dhimbshme është që një grua të jetë e shkatërruar, e zënë ngushtë dhe e ekspozuar ndaj dhunës së pafund".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat