Demonstruesit që protestojnë kundër rizgjedhjes së presidentit të Hondurasit, Huana Orland Hernandes kanë bllokuar rrugët në disa pjesë të vendit dhe janë përleshur me policinë.
Siç njoftoi policia, së paku katër policë janë lënduar, njëri nga të cilët është i lënduar rëndë, kurse shtatë demonstrues janë arrestuar për shkak të trazirave.