Vdekja misterioze e çiftit miliarder kanadez, detektivët privatë zbulojnë të vërtetën?!

Bota

Vdekja misterioze e çiftit miliarder kanadez, detektivët privatë zbulojnë të vërtetën?!

Më: 21 janar 2018 Në ora: 12:59
Cifti milarder që u vranë

Çifti miliarder që u gjet i varur në shtëpinë e tyre në Toronto u vra nga vrasës të shumëfishtë, bëjnë me dije hetuesit privatë.

Fillimisht Barry dhe Honey Sherman besohej se kishin vdekur si rezultat i vrasjes dhe vetëvrasjes, ku fillimisht bashkëshortja ka vrarë burrin, e ka lidhur atë dhe më pas ka vrarë veten duke u vetëvarur. Por më pas u hodhën edhe hipotezat e një hakmarrje nga kushërinjtë për shkak të një konflikti të hershëm për një pronë, shkruan Panorama.

Familja Sherman punësoi një ekip me ish- detectivë, privatisht për të kryer një hetim të veçantë për ‘vdekjen e dyshimtë’ të cilët kanë dalë në përfundimet se ata janë vrarë nga vrasës të shumëfishtë, raporton CBC Toronto.

Sipas burimeve të CBC, trupat e çiftit ishin vendosur në mënyrë të drejtë dhe ulur në dysheme pranë një pishine të brendshëm, gjë që ngre dyshime.

Më herët u raportua se të dy viktimat kishin në qafën e tyre rripa lëkure, për të cilët u mendua se u vetëvranë. Detektivët privatë thanë se ka prova se duart e tyre kanë qenë të lidhur, edhe pse asnjë litar apo material tjetër nuk u gjet aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat