Gjermania e shqetësuar për gjendjen në Siri pas sulmeve të ushtrisë turke

Bota

Gjermania e shqetësuar për gjendjen në Siri pas sulmeve të ushtrisë turke

Më: 22 janar 2018 Në ora: 20:45
Ilustrim

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i shprehu shqetësime homologut turk Mevlut Çavushoglu, rreth përshkallëzimit të situatës në Sirinë veriore, pas fillimit të sulmit të forcave turke, duke theksuar pasojat e mundshme humanitare për popullatën lokale.

“Gabriel ka shprehur shqetësimin e tij për përshkallëzimin e situatës në Siri veriore dhe ndikimin e mundshëm humanitar në popullatën civile", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Ushtria turke ka filluar sulmet ajrore dhe tokësore ndaj forcave kurde në Siri, të cilat Ankaraja i vlerëson si forca terroriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat