Trump dhe May vlerësojnë marrëdhëniet e shkëlqyera amerikano-britanike

Bota

Trump dhe May vlerësojnë marrëdhëniet e shkëlqyera amerikano-britanike

Më: 25 janar 2018 Në ora: 18:23
Donald Trump dhe Theresa May

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar sot në Davos marrëdhëniet e shkëlqyera me kryeministren britanike, Theresa May.

“Mendoj se ne jemi në të njëjtën gjatësi vale në shumë plane”, tha ai në përfundim të një takimi dypalësh.

“Ka njerëz që nuk besojnë në këtë, por mund t’ju them se kam një respekt të madh për kryeministren dhe punën që ajo bën”, deklaroi Donald Trump, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në qendrën luksoze të skive.

“Ishte një kënaqësi që t’ju takoja. Ne zhvilluam një bisedë të shkëlqyer. Marrëdhënia mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve mbetet e shkëlqyer”, theksoi nga ana e saj Theresa May.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat