Policia plagos një person, pas përpjekjes për të hyrë me forcë në presidencë

Bota

Policia plagos një person, pas përpjekjes për të hyrë me forcë në presidencë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 14:22
Ilustrim

Një burrë u plagos sot në mesditë nga agjentë të forcave të rendit që ruajnë presidencën e Republikës në Teheran ndërsa ai përpiqej të hynte me forcë atje, raportuan disa media iraniane.

“Personi në fjalë është përpjekur të kalojë dyert e presidencës ndërsa është paralajmëruar nga forcat e ngarkuara për mbrojtjen e kompleksit presidencial”, njoftoi media iranianie duke cituar zëvendësguvernatorin e Teheranit i ngarkuar për çështjet e sigurisë, Mohsen Nasj-Hamedani.

Personi është ndaluar të avancojë drejt presidencës dhe është plagosur nga të shtënat e policisë.

Zyrat e presidentit iranian, Hassan Rohani ndodhen në qendër të Teheranit. Për momentin nuk bëhet e ditur nëse agresori është plagosur gjatë kontrolleve në pjesën e jashtme të kompleksit presidencial apo në hyrje të ndërtesës ku ndodhen zyrat e kreut të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat