Kabienti gjerman miraton rritjen e numrit të trupave në Afganistan

Bota

Kabienti gjerman miraton rritjen e numrit të trupave në Afganistan

Më: 7 mars 2018 Në ora: 19:30
Trupat e NATO-s në Afganistan, foto nga arkivi

Qeveria gjermane ka miratuar planet për zgjerimin e misioneve ushtarake të shtetit, duke përfshirë Afganistanin.

Ky projekligj, që duhet fillimisht të miratohet nga parlamenti, do të rriste në maksimun numrin e trupave gjermane të pozicionuar në Afganistan, në kuader të NATO-s.

Ky vendim ka ardhur pasi qeveria e Kabulit e mbështetur nga Perëndimi është duke u përballur me talibanët dhe grupe të tjera militante prej tërheqjes së numrit më të madh të trupave të NATO-s më 2014.

Ministria gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, i ka thënë transmetuesit ARD, se hapat duhet të përcjellen me reforma të shpejta të qeverisë afgane.

Ajo po ashtu ka paralajmëruar se misioni ushtarak në Afganistan ka mundësi të zgjerohet për një kohë, duke thënë se “neve na duhet durim dhe rrugë e gjatë, pa pyetje”.

Gjermania ka kontribuuar në misionin e NATO-s në Afganistan në 17 vitet e fundit.

Ushtria gjermane ka selinë e saj në Afganistan në veri të qytetit, Mazar-e-Sharif dhe një bazë të madhe afër Kunduzit.

Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, po ashtu është pajtuar për zgjerimin e misioneve ushtarake të Gjermanisë në Irak, Mali dhe Sudanin Jugor.

Kabineti është takuar për herë të fundit para formimit të qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat