Të mbijetuarit tregojnë momentet e rrëzimit të aeroplanit

Bota

Të mbijetuarit tregojnë momentet e rrëzimit të aeroplanit

Më: 13 mars 2018 Në ora: 09:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët e aksidentit ajror në Nepal kanë përshkruar momentet kaotike të rrëzimit të aeroplanit. Aeroplani me 71 persona në bord së bashku me ekuipazhin, u rrëzua ndërkohë që po ulej në aeroportin Tribhuvan në Katmandu.
Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe dhe se aeroplani po lëkundej, ndërsa njerëzit brenda po qanin dhe këndonin. Një i mbijetuar kujtoi zjarrin, por jo se si u largua nga avioni.

“Pas rrëzimit unë po përpiqesha të dilja nga aeroplani, por nuk mundesha, duart dhe këmbët më ishin bllokuar. Isha ulur në anën e derës së emergjencës kështu që ndoshta rashë jashtë kur erdhën forcat e sigurisë për të na nxjerrë. Pastaj nuk kujtoj më asgjë, isha pa ndjenja”, tha Keshav Pandey për BBC.
Shkaku i rrëzimit të aeroplanit nuk dihet ende, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim. Kutia e zezë e avionit është gjetur dhe po analizohet për të kuptuar çfarë ndodhi. Nga përplasja fatale humbën jetën të paktën 50 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat