‘Lufta e Ftohtë’ me Britaninë, SHBA mesazh të fortë kundër Putinit: Ky sulm i neveritshëm…

Bota

‘Lufta e Ftohtë’ me Britaninë, SHBA mesazh të fortë kundër Putinit: Ky sulm i neveritshëm…

Më: 15 mars 2018 Në ora: 09:12
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Tensioneve ne kulm mes Rusise dhe Britanise i shtohet tashme edhe SHBA me deklaraten e saj te forte dhene se fundi.

Shtëpia e Bardhë tha se “qëndron në solidaritet” me “aleatin e saj më të ngushtë” – Mbretërinë e Bashkuar – dhe se mbështet vendimin e saj për të dëbuar 23 diplomatë rusë, raportojne mediat e huaja.

“Shtetet e Bashkuara mbeshtesin Mbretërinë e Bashkuar se Rusia është përgjegjëse për sulmin e pamatur nervor ndaj një qytetari britanik dhe vajzës së tij dhe ne mbështesim vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të dëbuar diplomatët rusë si një përgjigje të drejtë. Ky veprim i fundit i Rusisë përshtatet në një sjellje në të cilën Rusia shpërfill rendin e bazuar në rregullat ndërkombëtare, minon sovranitetin dhe sigurinë e vendeve në mbarë botën dhe përpiqet të shkatërrojë dhe diskreditojë institucionet dhe proceset demokratike perëndimore. Shtetet e Bashkuara po punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë për të siguruar që ky lloj sulmi të neveritshëm të mos ndodhë më”- tha Sarah Huckabee Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se diplomatët do të dëbohen pasi Moska ka refuzuar të japë shpjegime se si një agjent nervor, prodhim rus, është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus dhe vajzën e tij në Britani, më 4 mars.

Moska vazhdon të mohojë çdo përfshirje në sulm. Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia mbeten në gjendje kritike për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat