G20-a e ministrave të finanacave ka vendosur t’i japë një përgjigje të shumanshme kriptovalutave të cilat mund të përdoren për të zhvilluar evazion fiskal dhe financuar terrorizmin.
“Kriptovalutat dhe kriptoasetet ngrenë dyshime në frontin e evazionit fiskal dhe të financimit të terrorizmit. Duhet të kufizohen dhe mund të nevojitet një përgjigje e shumanshme”, sipas një përmbledhje të komunikatës përfundimtare të G20-ës së financave, të publikuar më herët në media, që do të zhvillohet të hënën në Buenos Aires.
Kriptovalutat janë maonedhat virtuale si “Bitcoin” të cilat aktualisht nuk kanë një institucion rregullator dhe kontrollues, si dhe karakterizohen nga një nivel i lartë fshehtësie për përdoruesin e tyre.