Erdogan: Qendra e Afrinit nën kontroll të plotë

Bota

Erdogan: Qendra e Afrinit nën kontroll të plotë

Më: 18 mars 2018 Në ora: 10:58
Recep Tayyip Erdogan

“Forcat turke kanë marrë nën kontroll të plotë qendrën e qytetit sirian-kurd të Afrinit”, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Tashmë në qendrën e qytetit të Afrinit valëviten simbolet e qetësisë dhe sigurisë dhe jo leckat e organizatës terroriste.

Aktualisht atje valëviten flamujtë turq dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane”, tha presidenti Erdogan.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga Afrini. Aktivistët thonë se 280 civilë kanë vdekur, megjithëse Ankaraja e ka mohuar këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat