Uashingtoni përgatitet për samitin Trump-Kim, Pheniani hesht

Bota

Uashingtoni përgatitet për samitin Trump-Kim, Pheniani hesht

Më: 19 mars 2018 Në ora: 18:42
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Administrata amerikane duket se nuk është aspak e shqetësuar dhe po nis përgatitjet përpara takimit historik midis Presidentit Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un.

Por në Uashington, pikëpyetjet sa vijnë e shtohen në lidhje me “heshtjen” e Phenianit.

Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë që kur ngjarjet kanë marrë një drejtim të ri prej krizës që lidhet me ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut. Pas muajsh përshkallëzimi me SHBA-në, lideri i regjimit të izoluar, Kim Jong Un është shprehur i gatshëm, sipas të dërguarve koreano-jugorë të cilët e kishin takuar, për një takim të paprecedentë kokë më kokë me presidentin amerikan për të diskutuar lidhur me çarmatimin bërthamor.

Donald Trump, gjithashtu i informuar nga ana e Seulit më 8 mars, pranoi si për çudi të të gjithëve për ta takuar.

”Presidenti i SHBA-së i ritheksoi ditën e premte homologut të tij koreano-jugor, Moon Jae-in qëllimin për të takuar ‘kundërshtarin e tij’ deri në fund të muajit maj”, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

I vetmi problem është se koreano-veriorët po tregohen të heshtur për momentin, pasi nuk ka asnjë prononcim në mediat zyrtare për të konfirmuar qëllimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat