“FSO-ja e Putinit”: Për aktivitetet e kësaj agjencie të sigurisë, pak kush di në Rusi

Bota

“FSO-ja e Putinit”: Për aktivitetet e kësaj agjencie të sigurisë, pak kush di në Rusi

Më: 20 mars 2018 Në ora: 08:50
Ilustrim

Agjencia Federale e Sigurisë (FSO) është organizata më e fshehtë në Rusi, që madje konsiderohet më sekrete sesa FSB-ja.

Kjo agjenci është themeluar nga drejtori i nëntë i KGB-së qysh në kohën e Bashkimit Sovjetik. Detyra e tyre primare është siguria e presidentit Vladimir Putin

FSO është aq shumë e mbyllur për opinionin, sa që të gjitha informacionet për këtë organizatë bazohen më shumë në thashetheme.

Opinioni nuk informohet asgjë për operacionet e FSO-së, kurse shumica e gjërave që shkruhen për këtë organizatë nga mediat bazohen më shumë në thashetheme. Pikërisht për shkak të “mbylljes së tyre hermetike”, ata i quajnë “fantazma”.

Për 16 vite, FSO-në e ka udhëhequr gjenerali Jevgenij Murov, kolegu i vjetër i Vladimir Putinit me të cilin kishte shërbyer në KGB. Pas pensionimit të Murovit në vitin 2016, kontrollin e FSO-së e mori zëvendësi i tij Dmitrij Kochnjev.

Besohet se FSO numëron rreth 50 mijë pjesëtarë të uniformuar, si dhe disa mijëra tjerë që punojnë në fshehtësi. Madje, thuhet se ata kontrollojnë “pajisjen” që kontrollon armët bërthamore të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat