NATO transferohet në selinë e re

Bota

NATO transferohet në selinë e re

Më: 20 mars 2018 Në ora: 09:44
Ilustrim

NATO ka filluar bartjen e stafit për në selinë e re në Bruksel. Përgjatë vitit të ardhshëm, diku rreth 4 mijë persona-staf ushtarak dhe civil i NATO-s, po ashtu edhe 26 delegatë nacional do të transferohen në zyrat e reja.

“Ky është një hap i rëndësishëm”, tha sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Bartja e stafit të NATO-s në ndërtesën e re ka qenë duke u zvarritur tash e një kohë. NATO ka qenë në ndërtesën e saj të vjetër që prej vitit 1967. Objekti i vjetër ishte mbipopulluar dhe kërkonte mirëmbajtje të vazhdueshme dhe të kushtueshme, përcjell KosovaPress.

Në faqen zyrtare të NATO-s, bëhet e ditur se selia e re ka një hapësirë prej më shumë se 254 mijë metra në katrorë.

Dizajni i ndërtesës paraqet kryqëzimin e gishtërinjve, si një simbol për bashkëpunimin dhe unitetin e aleancës. Ndërtesa gjithashtu ka karakteristika që e bëjnë më të favorshme për mbrojtjen e ambientit.

I gjithë stafi i NATO-s do të jetë plotësisht në detyrë edhe përgjatë procesit të ndërrimit të selisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat