Ambasadori rus: Rusët në Britani po përballen me kërcënime

Bota

Ambasadori rus: Rusët në Britani po përballen me kërcënime

Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:28
Ilustrim

Ambasadori rus në Londër, Aleksandër Jakovenko tha sot se qytetarët, gazetarët dhe diplomatët rusë në Britani po përballen me kërcënime.

"Kërcënimet pranohen jo vetëm nga korrespondentët, por nga diplomatët dhe rusët e zakonshëm", u tha ai gazetarëve.

Pas tentim vrasjes së ish spiunit rus dhe vajzës së tij me një helm nervor, janë rritur tensionet mes Londrës e Moskës, pasi Britania e Madhe e ka akuzuar Rusinë se qëndron pas tentim vrasjes, ndërsa ka dëbuar nga vendi 23 diplomatë rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat