Tërmet në detin Egje

Bota

Tërmet në detin Egje

Më: 10 prill 2018 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4,9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në detin Egje, njoftoi Observatori kombëtar i Athinës, duke shtuar se nuk ka informacione për viktima.

“Tërmeti ndodhi pak para orës 16:00 GMT dhe epiqendra e tij u lokalizua 25 kilometra nga ishulli Astypalea, në arkipelagun e Cyclades dhe 260 kilometra në juglindje të Athinës”, theksoi Observatori.

Greqia dhe Turqia janë të vendosura në zona sizmike dhe janë goditur disa herë nga tërmetet këto vitet e fundit, disa prej të cilëve kanë shkaktuar viktima nga krahu turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat