Australiania gënjeu se vuan nga kanceri për të marrë para nga miqtë dhe familja

Bota

Australiania gënjeu se vuan nga kanceri për të marrë para nga miqtë dhe familja

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:02
Hanna Dickenson

Një grua australiane, e cila mashtroi se është e sëmurë nga kanceri vetëm për të mbledhur para nga miqtë dhe familjarët, është burgosur për tre muaj

Hanna Dickenson, 24 vjeçare, pranoi një shumë prej 42,000 dollarë pasi u tha prindërve se kishte nevojë për trajtim mjekësor jashtë shtetit. Prindërit e saj kishin marrë donacione nga miqtë e tyre.

Ndërsa, një gjyqtar këto i quajti mashtrime “të neveritshme”. Dickenson ishte deklaruar fajtore në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn për shtatë akuza për marrjen e pasurisë me mashtrim.

“Dëshira e njerëzve për të ndihmuar dhe besimin shoqëror është shkelur, këta janë njerëz që kanë punuar shumë dhe kanë hapur xhepat e tyre”, tha gjykatësi David Starvaggi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat