Putin: Izraeli të distancohet nga veprimet destabilizuese në Siri

Bota

Putin: Izraeli të distancohet nga veprimet destabilizuese në Siri

Më: 11 prill 2018 Në ora: 21:45
Vladimir Putin dhe Benjamin Netanyahu

Presidenti rus, Vladimir Putin i bëri sot thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të distancohet nga çdo veprim që do të destabilizonte edhe më tej situatën, pas sulmeve izraelite ndaj një baze ushtarake të regjimit sirian të hënën në mëngjes.

”Gjatë një bisede telefonike me Benjamin Netanyahun, Vladimir Putini i bëri thirrje që të distancohet nga çdo veprim që do të destabilizonte edhe më tej situatën në vend, gjë që do të përbënte një kërcënim për sigurinë”, njoftoi Kremlini në një deklaratë, raporton ATSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat