BE vazhdon sanksionet ndaj Iranit

Bota

BE vazhdon sanksionet ndaj Iranit

Më: 12 prill 2018 Në ora: 15:44
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka njoftuar se ka vazhduar sanksionet ndaj Iranit për shkak të shkeljeve për të të drejtave të njeriut.

Këshilli Evropian ka thënë përmes një deklarate për media se sanksionet do të vazhdohen deri në prill të vitit 2019.

BE thotë se sanksionet janë vendosur për shakak “të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në Iran”.

Sanksionet përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve ndaj 82 personave dhe entiteteve. Sanksionet kryesisht kanë për cak gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e ligjit në Iran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat