Macron bisedon në telefon me Putinin për Sirinë

Bota

Macron bisedon në telefon me Putinin për Sirinë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 15:41
Putin dhe Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar në telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin me ç`rast shprehu shqetësim për gjendjen e përkeqësuar në Siri.

Ai bëri thirrje për dialog më intensiv midis Parisit dhe Moskës në këtë drejtim, bën të ditur kabineti i presidentit francez.

“Presidenti i Francës ka bërë thirrje për ruajtjen dhe intensifikimin e dialogut me Rusinë në mënyrë që të rivendoset paqja dhe stabiliteti në Siri”, raporton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat