Franca: Nuk duam konfrontim ushtarak, Rusia u paralajmërua

Bota

Franca: Nuk duam konfrontim ushtarak, Rusia u paralajmërua

Më: 14 prill 2018 Në ora: 08:21
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian dhe Ministrja e Mbrojtjes Florence Parly

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian tha se sulmet ishin “të ligjshme”, “proporcionale” dhe “të precizuara”.

Ministrja e Mbrojtjes Florence Parly tha se një fregatë e marinës franceze në Mesdhe dhe avionë luftarakë nga bazat në Francë vunë në shënjeshtër qëndrën kryesore kërkimore të armëve kimike në Siri si dhe dy zona kryesore të prodhimit të armëve kimike.

Por, ministrja e Mbrojtjes tha se Franca nuk donte konfrontim dhe nuk dëshiron përshkallëzim ushtarak të situatës. Ajo tha edhe se Rusia ishte paralajmëruar për sulmet.

Në herët, gjenerali amerikan Josepf Dunford tha se forcat ruse në Siri kishin qenë paralajmëruar përmes kanaleve ekzistuese “jokonfliktuale” që avionët e perëndimit do të hynin në hapësirën ajrore siriane por pa u zbuluar atyre kohën e sulmit apo objektet që ishin vënë në shënjestër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat