Britania e bindur në suksesin e sulmeve ajrore në Siri

Bota

Britania e bindur në suksesin e sulmeve ajrore në Siri

Më: 14 prill 2018 Në ora: 11:11
Theresa May

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë kryer sulme ajrore ndaj caqeve ku dyshohet për armë kimike të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Kryeministrja britanike, Theresa May është e bindur në suksesin e këtyre sulmeve, raporton The Indepedent.

Britania e Madhe pohon se raketa “shumë të suksesshme” kanë degraduar armët kimike të Assad-it.

Sulmin në Douma, May e quajti si të egër dhe të neveritshëm, duke shtuar se beson në suksesin e këtij aksioni ushtarak të perëndimit. Ajo ka shtuar se shpreson që këto sulme do të dërgojnë mesazh te të tjerët, përveç Sirisë, në lidhje me përdorimin e armëve kimike.

Operacioni nga tre aleatët erdhi mëngjesin e hershëm të së shtunës, pas atij që dyshohet të jetë sulm kimik në Siri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat