Ambasadori amerikan në Rusi: Ne ende presim bashkëpunim nga Rusia

Bota

Ambasadori amerikan në Rusi: Ne ende presim bashkëpunim nga Rusia

Më: 14 prill 2018 Në ora: 14:29
Jon Huntsman

Jon Huntsman, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi, thotë se Amerika ende pret bashkëpunim nga shteti rus.

“Mirëpresim bashkëpunim nga Rusia, që ata ta bëjnë gjënë e duhur dhe të bashkohen me pjesën tjetër të botës për ta luftuar regjimin e Assad për veprimet e tij të tmerrshme dhe për t’u siguruar që të njëjtat nuk do të ndodhin përsëri”.

Huntsman thotë gjithashtu se SHBA është e gatshme të dialogojë me Rusinë për Sirinë, por tha se “ne nuk mund dhe nuk do të tolerojmë regjimin e Assadit dhe përdorimin e armëve të tmerrshme ilegale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat