BE paralajmëron Sirinë për sanksione ekonomike

Bota

BE paralajmëron Sirinë për sanksione ekonomike

Më: 14 prill 2018 Në ora: 14:57
Bashkimi Europian

Bashkimi Europian i bëri thirrje të shtunën Rusisë dhe Iranit për të ndikuar në ndalimin e sulmeve të armëve kimike nga qeveria siriane, duke paralajmëruar sanksione të reja ekonomike.

“BE u bën thirrje të gjitha vendeve, veçanërisht Rusisë dhe Iranit, që të përdorin ndikimin e tyre për të parandaluar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike, veçanërisht nga regjimi sirian”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Europian.

Në deklaratë thuhet se BE kishte vendosur sanksione ndaj Sirisë në korrik të 2017 dhe në mars të këtij viti dhe se është gjithmonë e gatshme të marrë masa të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat