Rusia akuzon SHBA se po dëshiron të dominojë botën

Bota

Rusia akuzon SHBA se po dëshiron të dominojë botën

Më: 15 prill 2018 Në ora: 18:36
Sergej Rjabkov

Tri shtetet perëndimore, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe po ndjekin kursin që ka të bëjë me politikën dominuese ndaj pjesës tjetër të botës, deklaroi sot zëvendës ministri i Jashtëm rus, Sergej Rjabkov.

“Natyrisht, roli i perëndimit është i dukshëm - është një kurs drejt dominimit të pakusht politik mbi të gjithë të tjerët. Ata hedhin poshtë çdo alternativë të arsyeshme dhe duke mos u trembur, njerëzit fillojnë të përsërisin të gjitha llojet e komenteve, insinuatave politike dhe të zhyten në një çrregullim të ngadaltë" , tha Rjbakov për TASS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat