Macron thotë se ishte ai që e bindi Trump-in që të mos i largojë trupat amerikanë nga Siria

Bota

Macron thotë se ishte ai që e bindi Trump-in që të mos i largojë trupat amerikanë nga Siria

Më: 16 prill 2018 Në ora: 09:52
Emmanuel Macron dhe Donald Trump

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se ishte ai që e bindi presidentin amerikan, Donald Trump, që të mos i tërheqë trupat nga Siria, por të përkushtohet në këtë pjesë në terme afatgjata.

Më herët këtë muaj, Trump pati deklaruar se SHBA-të “do të largohen nga Siria shumë shpejt”.

Të shtunën, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe goditën caqe të qeverisë siriane si përgjigje për disa sulme me armë kimike.

Macron thotë gjithashtu se ishte ai që e bindi Trump-in që sulmet të ishin të kufizuara.

Dy kryetarët, që raportohet se kanë krijuar miqësi, kanë biseduar disa herë ditën e aksionit ushtarak.

SHBA-të kanë një personel prej rreth 2000 trupash në Sirinë lindore.

Ata mbështesin aleancën mes Kurdishëve dhe milicisë arabe që quhet Forca Demokratike e Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat