Ekipi hetues nuk është lejuar të hyjë në Duma

Bota

Ekipi hetues nuk është lejuar të hyjë në Duma

Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:45
Foto nga sulmi ne Duma

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Ahmet Uzumi tha se ekipi i tyre hetues, nuk ka hyrë ende në Duma "për shkak të problemeve të sigurisë", dy ditë pasi ata mbërritën në Siri.

Ai tha në Këshillin Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike se zyrtarët rusë dhe sirianë që morën pjesë në takim në Damask, i thanë ekipit hetues se ende ekzistojnë "probleme të sigurisë që duhet të zgjidhen para se ekipi të hyjë në Duma”.

Më shumë se 60 civilë kanë humbur jetën në Duma, pas përdorimit të fundit të armeve kimike nga qeveria e Sirisë. Kjo situatë qoi në ndërmarrjen e sulmeve ndaj bazave ushtarake dhe kimike në Siri nga SHBA-ja, Anglia dhe Franca,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat