Starbucks do të mbyllë 800 pika për trajnimin kundër racizmit

Bota

Starbucks do të mbyllë 800 pika për trajnimin kundër racizmit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 22:51
Starbucks

800 degë të kafiterisë së njohur Starbucks do të mbyllen në SHBA për një pasdite gjatë muajit të ardhshëm, në mënyrë që stafi të kryejë trajnimin "racial-bias", i njohur si trajnim për eliminimin e paragjykimeve në bazë të racës njerëzore.

Shefi i Starbucks, Kevin Johnson, u ka thënë mediave se qëllimi i këtij trajnimi është parandalimi i diskriminimit në dyqanet e Starbucks.

Ky vendim v vjen pasi firma duhej të kërkonte falje gjatë arrestimit të javës së kaluar të dy burrave me ngjyrë të cilët ishin thjeshtë duke pritur një mik në një nga degët e  Starbucks në Filadelfia.

Johnson  ka deklaruar se  është "duke mësuar se çfarë kemi bërë gabim dhe cilat janë hapat që duhet të ndërmarrim për t’i rregulluar ato gabime”.

Të gjitha degët në pronësi të kompanisë Starbucks dhe zyrat e korporatave do të mbyllen në pasditen e së martës, më 29 maj, siç raporton BBC. Afër 175.000 punonjës do të marrin pjesë në trajnim, ashtu si të gjithë rekrutët e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat