Ky do të jetë pasardhësi i Castros në Kubë

Bota

Ky do të jetë pasardhësi i Castros në Kubë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:17
Miguel Diaz-Canel, Raul Castro

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Kubës po mbajnë një sesion dy-ditor në Havanë, i cili do të shënojë fundin e epokës së Castros,

Presidenti Raul Castro, i cili mori detyrën si president i Kubës nga vëllai i tij i sëmurë Fidel në vitin 2006, do të japë dorëheqje.

Prej gjashtë dekadash kubanët drejtohen nga Castrot, fillimisht nga Fideli e më pas nga vëllai i tij, Rauli.

86-vjeçari, Raul Castro pritet që të japë dorëheqjen brenda kësaj jave nga detyra e Presidentit, duke i dhënë fund epokës së vëllezërve që drejtuan Kubën në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe fillimin e shekullit 21.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Kubën, por e vërteta është se askush nuk e di se çfarë mbërrin pas kësaj”, thotë Camilo Condis, drejtues i përgjithshëm i Artecorte, një projekt humanitar në Havana.

Asambleja Kombëtare e Kubës pritet që të mblidhet të mërkurën dhe me gjasa të enjten do të votohet, ku sipas të gjitha mundësive, anëtarët do të zgjedhin Miguel Diaz-Canel në vend të Raul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat