Koreja Veriore e gatshme për denuklearizim të plotë

Bota

Koreja Veriore e gatshme për denuklearizim të plotë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:44
Foto

Regjimi i Kim Jong-un ka shprehur përkushtimin për denuklearizimin e plotë në Gadishullin Korean dhe nuk do të kërkojë kurrfarë kushtesh.

Këtë e ka konfirmuar presidenti jugkorean Mun Jae In, transmeton Reuters.

Ai ka theksuar se SHBA-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për të zbatuar shtrëngimin e regjimit komunist në Pjongjang, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, në mënyrë që të arrihet marrëveshja për denuklearizim, vendosjen e paqes dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy Koreve nuk do të jetë e vështirë të arrihet në takimet midis Koresë Veriore dhe asaj Jugore, si dhe ndërmjet Pjongjangut dhe Uashingtonit.

“Nuk mendoj se denuklearizimi ka një kuptim të ndryshëm për Seul dhe Pjongjang. Koreja Veriore ka shprehur dëshirën për kompletimin e denuklearizimit. Nuk kërkojnë asnjë kusht që SHBA nuk mund t'i pranojë, siç është tërheqja e trupave amerikane nga Koreja e Jugut", tha presidenti jugkorean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat